Frigo Deluxe, lider në projektim, shitje dhe mirembajtje të kuzhinave profesionale, në kuadër të rritjes së vazhdueshme, shpall konkurs për një vend të lirë pune për pozitën:
Depoist
Lokacioni: Çagllavicë, Prishtinë
I raporton: Menaxherit gjeneral
Përshkrimi i vendit të punës:
Jemi duke kërkuar një Depoist të përkushtuar dhe të organizuar për t’u bashkuar me ekipin tonë në Çagllavicë. Ju do të jeni përgjegjës për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e depozitës sonë, duke siguruar që pajisjet dhe materialet të jenë të organizuara, të ruajtura si duhet dhe të gatshme për përdorim. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi të shkëlqyera organizative dhe të jetë i gatshëm të bashkëpunojë me departamente të tjera për të mbështetur funksionimin e përgjithshëm të kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizimi dhe sistemimi i produkteve dhe pajisjeve në depo.
- Pranimi dhe kontrollimi i dërgesave për saktësi dhe cilësi.
- Përgatitja dhe dorëzimi i materialeve dhe pajisjeve sipas kërkesave.
- Mbajtja e inventarit të saktë dhe përditësimi i të dhënave në sistem.
- Raportimi i mungesave ose problemeve me pajisjet/materialet.
- Sigurimi që depoja është e pastër, e organizuar dhe në përputhje me standardet e sigurisë.
- Mbështetja e departamentit të shitjes dhe shërbimeve teknike në përgatitjen dhe dorëzimin e pajisjeve.
Kërkesat dhe aftësitë:
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Njohuri për proceset e inventarit dhe dokumentacionit.
- Aftësi për të ndjekur udhëzime të shkruara dhe verbale.
- Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
- Njohuri bazike në përdorimin e programeve kompjuterike për menaxhimin e depos.
- Të jetë i gatshëm të ndjekë trajnimet për zhvillim profesional brenda dhe jashtë shtetit.
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Diplomë ose certifikata relevante profesionale
- Çdo dokumentacion tjeter i cili dëshmon aftësinë dhe shkathtësitë e kërkuara
Nëse jeni ky person, apliko tani duke dërguar CV tuaj në info@frigodeluxe.com më së voni me datë 31 janar, 2025.
Gjithashtu, ju mund të telefoni 044 474 474 për të marrë më shumë informata rreth këtij konkursi.